Rahovec: 34-vjeçari vdes, pasi mori lëndime fatale në trup pas prerjës së lisit në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dejn të Rahovecit, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, teksa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Dje, më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:30, familjarët kanë dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë viktimën N.K i lindur më 1991.

Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke prerë një lis të gjatë në oborrin e shtëpisë së tij, kur gjatë punës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndërkaq “Departamenti i Krimeve të Rënda”, ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes”.

Artikuj të tjerë

Back to top button