
Një burrë është arrestuar nën dyshimet se ka ngacmuar një grua në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, pas pranimit të rastit e pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur më 26.01.2026.
“Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë më 02.02.2026.



