KRU “Mitrovica”: Për shkak të punimeve furnizimi me ujë do të ndalet në disa zona

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i ndërprerë përkohësisht në disa zona.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në: Rr. “Ulqinit”, Rr. “Gjon Buzuku”, Fshati Shupkofc dhe Fshati Vërnicë.

Punimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në: Rr. “Ulqinit”, Rr. “Agim Hajrizi”, Fshati Kqiç i Madh, Fshati Frashër i Vogël, Fshati Zhabarë dhe Fshati Shupkofc.

KRU Mitrovica u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së punimeve

Artikuj të tjerë

Back to top button