
Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar rastin e rëndë të raportuar fundjavën e kaluar, ku një grua dyshohet se është shtyrë drejt vetëvrasjes.
Policia ka pranuar njoftim nga Qendra Emergjente në Gjilan se një femër kosovare ishte pranuar për trajtim mjekësor, nën dyshimin se kishte konsumuar sasi të tepruar të barnave.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shtytje në vetëvrasje” dhe po hetohet nga hetuesit policorë në Gjilan.



