Detaje të reja nga rasti i 13 vjeçares së dhunuar në Istog: I akuzuari e kishte detyruar dy herë viktimen për të kryer akt seksual (oral)

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj T.Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture.

Në aktvendim, thuhet se i pandehuri e ka detyruar të miturën 13 vjeçare të shkojë me të në motel dhe të kryej akt seksual.

E njëjtë gjë kishte ndodhur dy herë më parë. Rasti i parë kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar dhe i fundit në janar të këtij viti.

“Në fund të muajit nëntor të vitit 2025 në kohë të pacaktuar në fshatin Dubravë të Istogut në vilat e motelit “La Isla” I pandehuri T.Prekaj e detyron të kryej seks oral viktimën fëmijë në këmbim të pagesës prej 15 euro për këtë shërbim në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e takon viktimën te ETC ekspres në Istog e cila ishe duke kërkuar lëmoshë si dhe e bindë të njëjtën duke shfrytëzuar dhe ditur moshën e saj 13 vjeçare dhe gjendjen e dobët financiare që të shkoj me të njëjtin në vilën e lartcekur ku fillimisht e merr me veturën e tij” thuhet në aktvendim.

“Më datë 29.01.2026 rreth orës 14:00 në fshatin Dubravë të Istogut në ambientet e motelit “La Isla” në vazhdimësi i pandehuri T.Prekaj e detyron viktimën e mitur të kryej akt seksual (seks oral) në këmbim të pagesës prej 15 euro për këtë shërbim në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e takon viktimën te tregu duke kërkuar lëmoshë e të njëjtës dhe i jep 2 euro lëmoshë, si dhe e binë të njëjtën duke shfrytëzuar dhe ditur moshën e saj. Së bashku me veturë shkojnë në vendin e lartcekur për të kryer seks oral”, shkruhet në aktvendim.

Për shkak të këtyre veprave dhe rrezikut se personi në fjalë mund të arratiset, t’i përsërisë ose të kryejë ndonjë vepër të re, gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë e nevojshme për zhvillimin normal dhe të papenguar të procedurës penale.

Artikuj të tjerë

Back to top button