Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë me njoftim të rëndësishëm

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka njoftuar se në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve, nuk lejohet organizimi i shëtitjeve njëditore në Brezovicë nga ana e nxënësve të shkollës,
Shkolla thotë se zbatimi i këtij vendimi është i obligueshëm për të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin shkollor.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM ZYRTAR
Në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve, ju bëjmë me dije se nuk lejohet organizimi i shëtitjeve njëditore në Brezovicë nga ana e nxënësve të shkollës sonë.



