Pejë: Kapet duke vozitur 104 km/h në zonën 40, gjobitet shoferi e i merret leja

Një kundërvajtës është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi është kapur duke qarkulluar me shpejtësi të theksuar mbi normat e lejuara, si dhe ka rezultuar se ishte nën masë ndalese për drejtimin e automjetit.

Rasti, siç njofton Policia, ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 21:25, në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.
Sipas policisë, drejtuesi i një veture të tipit BMW është hasur duke lëvizur me shpejtësi 104 km/h në një zonë urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Shpejtësia është regjistruar nga vetura inteligjente e Policisë së Kosovës.Për këtë shkelje, kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh dhe masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.
Gjatë verifikimeve shtesë nga zyrtarët policorë, është konstatuar se i njëjti person kishte ndalesë të drejtimit të automjetit deri më 13 prill 2026. Për këtë shkelje shtesë, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 500 eurosh dhe masë mbrojtëse shtesë prej 6 muajsh.

Artikuj të tjerë

Back to top button