Detaje: Cfarë deklaroi Sokoll Havolli ish drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, rreth sulmit fizik me biznesmenin Ademi

Sokol Havolli, ish-drejtor i Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës, thotë se “njëherë” nuk ka çfarë të deklarojë rreth incidentit të para gati një jave ku u sulmua fizikisht nga biznesmeni Valon Ademi, në një lokal në qendër të Prishtinës.

Ndërkaq Sokol Havolli ka deklaruar duke thënë
“S’kam njëherë me deklaru asgjë për këtë çështje në media“, me ç’rast tani per tani nga kjo përgjigjje nënkuptohet që nuk është i gatshëm ta tregoj versionin e tij t’ngjarjes.

Rastin e grushtit të pronarit të “2A Group SHPK” biznesmeni i cili dyshohet se u përfshi në sulm fizik është një emer i njohur në fushën e prokurimit publik dhe tenderëve të shtetit.

Ndërsa kjo ngjarje rreth konfliktit të tyre u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Emri i biznesmenit Valon Ademi është përmendur me të madhe muajve të fundit në Shqipëri për shkak se u lidh me disa investime të përfolura rreth Aeroportit të Vlorës, duke e vënë në qendër të një skandali të bujshëm atje.

Theksojmë se, TandemPress ka raportuar mbi rastin para pak ditësh, ku dyshohet se Sokol Havolli u grushtua nga biznesmeni Valon Ademi ku dyshohet se ngjarja kishte ndodhur në një lokal që kryeqytet.

Artikuj të tjerë

Back to top button