U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 58-vjeçarit nga Gjilani

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 58-vjeçarit të cilin dyshohet se e goditi me sëpatë djali i tij i mitur në Gjilan.

Mjekja kujdestare, Dafina Besholli, tha për media se pacienti është në gjendje stabile dhe se i njëjti po vazhdon trajtimin në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Siç raportit të policisë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Ndërkohë, punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës, ku është konstatuar nevoja emergjente për strehim, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të krijuar nga ngjarja.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar të krimeve të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan deri tek kjo ngjarje e rëndë familjare.

Artikuj të tjerë

Back to top button