Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Teherani po përpiqet të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit vijojnë. Trump tha se, megjithëse Irani dëshiron të negociojë, sipas tij “mundësia për bisedime ka kaluar”.

“Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe Lidershipi kanë ikur. Ata duan të flasin. Unë u thash se është tepër vonë’”, shkroi Trump në një postim në Truth Social .

Përpara nisjes së operacioneve ushtarake, qeveria amerikane dhe përfaqësues iranianë zhvilluan tre raunde negociatash, me raundin e fundit që përfundoi javën e kaluar në Gjenevë.

Presidenti Trump gjithashtu njoftoi se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra gjatë sulmeve ajrore të së shtunës, një lajm që u konfirmua disa orë më vonë nga mediat shtetërore iraniane.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmet ushtarake amerikane mund të zgjasin “katër deri pesë javë”. Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.

Artikuj të tjerë

Back to top button