Kamenicë: Theret me brisk një person, policia tregon si kishte nisur sherri mes dy personave

Në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës me datën 7mars në orët e para të mëngjesit një person është therur me brisk pas një mosmarrëveshje.

Konflikti ka ndodhur mes dy personave (mashkull) të moshës 50-51 vjeçare.

Sulmi ka ndodhur pasi te dy kanë qënë bartës të udhëtarëve dhe konflikti kishte filluar pasi njëri prej tyre dyshohet që i’a kishte marr një udhëtar tjetrit person të “dyshuar” i cili u përfshi në konflikt.

I dyshuari tjeter dyshohet se ka marrë një brisk duke e goditur viktimën një herë në gjoks në anën e djathtë.

Viktima fillimisht ka kërkuar trajtim mjekësor në QMF në Rogaqicë, ndërsa më pas është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe brisku që dyshohet se është përdorur në rast.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit nën dyshim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa rasti po hetohet nga organet ligjore.

Artikuj të tjerë

Back to top button