Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njejtën rafineri nafte

Një zjarr shpërtheu në rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA.

“Rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët këtë mëngjes nga sulme armiqësore me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj”, tha agjencia, pas një sulmi në të njëjtin objekt një ditë më parë që kishte shkaktuar gjithashtu një zjarr.

Sulmi i sotëm në rafinerinë Mina Al-Ahmadi nuk shkaktoi viktima, por çoi në mbylljen e njësive në objekt, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të kontrolluar zjarrin, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve kuvajtiane./BBC, shkruan TandemPress.

Artikuj të tjerë

Back to top button