28 vjet nga Epopeja e Dukagjinit

Sot bëhen 28 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit” e zhvilluar me 24 mars 1998.

Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, transmeton Klankosova.tv.

Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

E për nder të kësaj epopeje, komuna e Deçanit bashkë me OVL-UÇK-në organizojnë disa aktivitete.

Nga ora 11:00 do zhvillohen homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, për të vazhduar më pas me mbajtjen e manifestimit qendror të Epopesë së Dukagjinit nga ora 12:00.

Në ora 13:00  mbahet program artistik te Kulla e Haradinajve.

Artikuj të tjerë

Back to top button