Gjykata Kushtetuese i jep Kurtit 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat prej 60 ditësh për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të Arbresh.info brenda Gjykatës Kushtetuese.

Burimet e Arbresh.info tutje bëjnë të ditur se vendimi mund të merret gjatë kësaj jave, dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.

Duket se vendi do të ketë këtë periudhë kohore për të zgjedhur një president, gjë që mund të ofrojë stabilitet dhe mundësi për një konsensus politik.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar në emër të qeverisë kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Artikuj të tjerë

Back to top button