I kërkuar për vrasje nga Danimarka, 1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për Liridon Fetahun, i cili kërkohej nga autoritetet daneze për vrasje dhe lëndime të rëndë trupor.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

27 vjeçari u arrestua të hënën në Veternik të Prishtinës nga njësiti FAST.

I njëjti ishte në regjistrin e të shumëkërkuarve në Evropë.

Artikuj të tjerë

Back to top button