Gutierrez kritikon Kurtin pas takimit dyorësh: Ai nuk ka vullnet

Ricardo Gutiérrez nga Federata Evropiane e Gazetarëve ka shprehur shqetësim pas një takimi me Albin Kurti, ku u diskutua për klimën ndaj gazetarëve në Kosovë.

Deklaratat ai i bëri në një konferencë për media të organizuar nga Platforma e Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, pas një punëtorie dyditore me përfaqësues të mediave. Sipas gjetjeve të këtij misioni, liria e mediave në vend është përkeqësuar krahasuar me vitet e kaluara.

Gutiérrez theksoi se takimi me kryeministrin, që zgjati rreth dy orë, nxori në pah një mungesë të theksuar të pranimit të problemit nga ana e tij.

Ai tha se Kurti nuk e pranoi ekzistencën e një klime armiqësore ndaj gazetarëve, madje në disa raste tentoi ta arsyetojë atë, duke e lidhur me sulmet që, sipas tij, përjetojnë edhe politikanët.

Sipas Gutiérrez, kërkesa që kryeministri të dënojë publikisht qëndrimet negative ndaj gazetarëve nuk u mor parasysh, çka ai e cilësoi si një nga shqetësimet kryesore që doli nga ky takim.

Artikuj të tjerë

Back to top button