Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vogël, Ajvaz Shehu

Është rivarrosur Ajvaz Shehu, i zhdukur me forcë më 26 mars 1999 gjatë masakrës në Krushë të Vogël, kur ishte vetëm 16 vjeç.
Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje, familja i dha lamtumirën e fundit pas një pritjeje të gjatë për identifikimin e tij.
Vëllai i tij, Qazim Shehu, tha se në këtë masakër humbi nëntë anëtarë të familjes, ndërsa fati i dy të tjerëve mbetet ende i panjohur.


