Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se në këtë takim kanë diskutuar për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.
“Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.”, tha ajo.



