Artan Hajrizi del me njoftim: Për ceromoninë e varrimit dhe të pamës do të ju njoftojmë me kohë

Vëllai i Faton Hajrizit, Artan Hajrizi, ka njoftuar se për arsye të mosinformimit se kur do të dorëzohet trupi i të ndjerit, e pamja nuk do të mbahet njëherë.
Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se për ceromoninë e varrimit dhe të pamës do të ju njoftojmë me kohë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM, nga familja e Mustafë Hajrizi! Familjar, miq, shokë, shoqëri e nderuar e Faton Hajrizit, dhe bashkëqytetar! Së pari ju falënderojmë nga zemra për interesimin tuaj të treguar gjatë këtyre ditëve për të shprehur ngushëllimet e juaja të sinqerta! Meqenëse nuk kemi informacione se kur do të na dorëzohet trupi i të ndjerit, (e pamja nuk do të mbahet deri në njoftimin e radhës, për këtë presim mirëkuptimin tuaj)! Ndërsa për ceromoninë e varrimit dhe te pamës do të ju njoftojmë me kohë. Me respekt familja Hajrizi! SHPËRNDAJENI për t’u njoftuar edhe të tjerët!