Sulmoi policinë dhe iu shkaktoi lëndime, arrestohet qytetari në Pejë

Një person është arrestuar pas një incidenti në Novosellë të komunës së Pejës, ku ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull, ka refuzuar të respektojë urdhrat e dhëna nga policia dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
“Gjatë arrestimit dhe rezistencës të personit të dyshuar, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor” thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurori i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.



