Trump thotë se SHBA-të kanë zhvilluar “diskutime shumë pozitive” me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se përfaqësuesit e tij “po zhvillojnë diskutime shumë pozitive” me Iranin, ndërsa të dy vendet shkëmbejnë propozime për paqe.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se përfaqësuesit e mi po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit dhe se këto diskutime mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë”, tha ai në një postim në Truth Social, shkruan CNN, raporton KlanKosova.tv.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i tha CNN më herët gjatë ditës se “jemi në bisedë” kur u pyet për gjendjen e diskutimeve me Iranin.

Artikuj të tjerë

Back to top button