Moti sot: Vranët dhe me reshje shiu

Moti mbi vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.
Sipas IHMK, në disa zona priten zhvillime të vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje të përkohshme shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të sillen nga 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet prej 1 deri në 11 metra në sekondë.



