Me të gjitha votat, dega e LDK-së në Podujevë, propozon Agim Veliun për deputet

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë ka propozuar Agim Veliu si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, ka deklaruar Hyseni.

Artikuj të tjerë

Back to top button