Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.

Në garë për çmimin e madh janë 25 shtete, ndërsa spektakli pritet të nisë me performancën e Danimarkës dhe të mbyllet nga Austria.

Shqipëria do të performojë e pesta në renditje.

Kënga “Nan” ka marrë reagime pozitive që pas prezantimit në gjysmëfinale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e festivalit.

Pak orë para nisjes së finales, Alis u ka bërë thirrje  publikut që ta mbështesin Shqipërinë.

Finalja e Eurovisionit pritet të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën, ndërsa Shqipëria synon një rezultat sa më të lartë në skenën europiane të muzikës.

Artikuj të tjerë

Back to top button