Keqpërdorimi i fëmijës në fushatë, Idrizi i reagon Kurtit: Kjo s’është politika që meriton Vushtrria

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për rastin e fëmijës që “recitoi poezi” në një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.
Idrizi ka thënë se fëmijët nuk duhet të përdoren për fushata dhe se sipas tij, Vushtrria nuk e meriton një politikë të tillë.
“Kjo nuk është politika që meriton Vushtrria. Fëmijët nuk duhet të përdoren për qëllime politike. Të dashur qytetarë ju ftoj ta vlersoni vet!”, ka shkruar Idrizi në rrjetin social Facebook.
Për këtë rast në Vushtrri ka pasur reagime të shumta në Kosovë, përfshirë partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, ato që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, si dhe nga figura të ndryshme publike në vend.



