Kolgeci uron qytetarët për shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” derisa kërkon edhe përgjegjësi për vonesat

Asambleisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë, ka uruae qytetarët e për rregullimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”, ku kërkon edhe llogari për vonesat në këtë projekt.
Kolgeci tutje ka falenderuar edhe ish-kryetarim e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ku sipas tij meritat për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie të kulturës i posedon ai.
Ndërkaq nuk ka munguar edhe kërkimi i llogarisë nga Kolgeci për vonesat e këtij projekti.
“Duke qenë në dijeni për vonesat, zvarritjet e prolongimet që i është bërë këtij projekti, sot, nuk ka vend për krekosje, për protagonizëm e për rrahje gjoksi, në vend të këtyre, sot; duhet kërkuar përgjegjësi për vonesa, duhet kërkuar përgjegjësi pse janë lënë artistët pa shtëpi, duhet kërkuar përgjegjësi pse janë lënë qytetarët me vite të tëra pa një projekt të tillë”, ka shkruar ai në Facebook.