Qytetarët pretendojnë se ngjyra e dukshme pas votimit po arrihet të fshihet shumë lehtë

Qytetarët shprehen se shënjimi i votuesve me ngjyrë të dukshme në gisht po fshihet shumë lehtë. Përderisa Kosova është duke votuar për zgjedhjet parlamentare, qytetarët kanë vërejtur se ngjyra e cila supozohet të qëndrojë në lëkurë për rreth 72 orë, po fshihet shumë lehtë.
Qytetarët kanë shpreh shqetësimin duke treguar se ngjyra që vendoset në gisht gjatë votimit po fshihet lehtë.
Kjo mund të rritë rrezikun për votim të dyfishtë.
“Duhet theksuar se edhe edhe në të kaluaren ka pasur ankesa të tilla por që si duket nuk është marrë seriozisht nga istuticionet perkatëse, dhe ky problem lehtë mund të keqperdoret”, shprehen votuesit.



