Një vizitore kërcënoi zyrtarin e Shërbimit Korrektues të Dubravës, arrestohet nga policia

Një vizitore është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pasi dyshohet se ka kërcenu një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë një vizite brenda institucionit.

Pas incidentit, ajo është arrestuar nga njësitet përkatëse sapo ka dalë në derën hyrëse të institucionit.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga organet kompetente.

TandemPress është në pritje të një prononcimi lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button