Rritet cmimi i natës, shkak sulmet me raketa të Iranit në drejtim të Izraelit

Çmimet e naftës janë rritur në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, për herë të parë që nga armëpushimi i brishtë i arritur mes dy vendeve dhe SHBA-së në prill.
Nafta e papërpunuar Brent, si referencë globale, u rrit me 2.6% duke arritur në 95.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me 2.5% në 92.75 dollarë për fuçi, shkruan BBC.
Çmimet e energjisë kanë shënuar luhatje të mëdha që nga arritja e armëpushimit në prill, ndërsa gjatë javës së fundit kanë qëndruar afër nivelit 95 dollarë, teksa tregjet po vlerësojnë ndikimin afatgjatë të konfliktit në furnizimet globale të energjisë.



