Kosova dhe Shqipëria zotohen për realizimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, Dimal Basha u takua me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Kosovën dhe Shqipërinë, Hekurudhën Durrës–Prishtinë, njofton MIT.

“Ministrit Karakaçi i shpreha përkushtimin e plotë të Kosovës për ta jetësuar këtë projekt strategjik, pavarësisht sfidave dhe kostos që kërkon. Bashkë u dakorduam se kjo linjë hekurudhore me impakt për tërë Evropën Juglindore do të shërbejë si lidhje e mëtutjeshme kombëtare dhe si korridor i ri zhvillimi mes dy vendeve. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë do t’i afrojë më shumë qytetarët tanë, do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe rritë potencialin ekonomik të të dy vendeve”, ka theksuar Basha.

Sipas tij projektet që bashkojnë shqiptarët janë investime në dobi të të ardhmes së përbashkët e me fryte që do t’i gëzojnë edhe pasardhësit tanë.

Artikuj të tjerë

Back to top button