Rrahen në mes vete tre shtetas të huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 13.06.2026 në Prishtinë tre shtetas të huaj janë përfshirë në një rrahje në mes vete.
Sipas njoftimit, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, si dhe më pas janë intervistuar.
“Në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



