Zjarr në një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës, nuk raportohet për të lënduar

Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Sipas saj, ekipet emergjente kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në objektin e përfshirë nga zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button