Auditori: Komuna e Junikut pagoi punëtorë pa punuar

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka konstatuar se Komuna e Junikut ka paguar paga për persona që nuk kanë ofruar shërbime dhe nuk janë evidentuar në regjistrat e vijueshmërisë në punë.

Nga testimi i auditorit ka rezultuar se komuna ka paguar tri zjarrëfikës dhe katër pylltarë, të cilët nuk kanë ofruar shërbim

“Nga testimi ka rezultuar se Komuna e Junikut, kishte paguar paga për tri (3) zjarrëfikës dhe katër (4) pylltarë të cilët nuk kanë ofruar shërbim për komunën”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit, kjo ka ndodhur për shkak të menaxhimit të dobët të procesit të transferimit nga niveli qendror. Dobësitë në evidentim kanë sjellë pagesa pa shërbim dhe kanë penguar rekrutimin e punonjësve të rinj.

Raporti për vitin 2025 ka rezultuar me 4 rekomandime (2 të reja dhe 2 të përsëritura). Komuna e Junikut është pajtuar me gjetjet dhe ka marrë opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore.Në raportin e vitit 2024 ishin dhënë 6 rekomandime, prej të cilave deri në fund të auditimit të vitit 2025 janë zbatuar 4, ndërsa 2 mbeten pa u zbatuar.ZKA ka njoftuar se gjatë vitit 2025 ka kryer 133 auditime, ndërsa 80 raste janë dërguar në prokurori. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka bërë të ditur këtë në një konferencë për media.

Artikuj të tjerë

Back to top button