Obiliqi me QKMF të re, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e saj

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën për realizimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kontrata u nënshkrua dje dhe investimi kap vlerën prej 369,934.31 euro.

Punimet do të realizohen nga një grup operatorësh ekonomikë, teksa kohëzgjatja e saj do të jetë tre muaj.

Vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 384,449.70 euro, ndërsa kontrata u lidh për rreth 15 mijë euro më pak se vlera e parashikuar.

Me ndërtimin e QKMF-së së re parashihet të përmirësohen shërbimet parësore shëndetësore në këtë komunë.

Artikuj të tjerë

Back to top button