Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor në Prishtinë, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë

Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një zjarr ka shpërthyer buzë një kompleksi banesor, bëhet fjalë për lagjen e quajtur “Kodrina”
Sipas banorëve, flakët kanë kapluar katin e parë të kompleksit banesor buzës mbeturinave, duke prekur dritaret e lokaleve që gjenden në katin përdhesë.
Rastit i është përgjigjur Policia e Kosovës dhe njësiti i zjarrfikësve, që po punon në shuarjen e zjarrit.



