“KRU” Prishtina: Zbulohen tri kyçje ilegale të ujit në Bërnicë, rasti kalon në Prokurori

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar sot në Bërnicë janë identifikuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, të gjitha lidhjet e paligjshme janë shkyçur menjëherë nga ekipet e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se rastet do të procedohen më tej dhe lënda do t’i dërgohet Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button