Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua

Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues.
Bytyqi njoftoj se me urdhër të prokurorit deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm dhe se pas intervistimit si ankues dhe është liruar.
“Jo, nuk është arrestuar. Ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Me urdhër të prokurorit deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa gjatë ditës së sotme u raportua në media se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në zonën e Krushës.



