Rritje e madhe e numrit të vizitorëve në hotelet e Kosovës, regjistrohen mbi 70 mijë vizitorë

Hotelet në Kosovë kanë regjistruar më shumë vizitorë gjatë muajit qershor 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në Qershor 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 70,234, prej tyre vizitorë vendorë ishin 28,638 dhe vizitorë të jashtëm ishin 41,596. Krahasuar me muajin Qershor të vitit 2025 (sa ishin 63, 502 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.6%.”, thuhet në komunikatën e ASK-së

Edhe numri i net-qëndrimeve ka qenë i lartë. Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 163,739, prej tyre 85,783 (52,4 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 77,956 (ose 47,6 %) vendorët e brendshëm.

Rritje është shënuar edhe te vizitorët nga jashtë. Sipas ASK-së, në qershor 2026 numri i tyre arriti në 41,596, që paraqet një rritje prej 5.2% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.“Sa u përket vizitorëve të huaj ne muaj Qershor 2026, krahasuar me periudhën paraprake (Qershor 2025) pati një rritje të vizitorëve për 5.2%.

Në total, 41,596 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj që zgjodhën të qëndrojnë në hotelet e Kosovës vinin nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Artikuj të tjerë

Back to top button