
Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohen se kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e një banese private në lagjen “Tufinë” në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur më 08.08.2026, rreth orës 00:30, në derën e banesës së një 72-vjeçari me inicialet J. M.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të pakta materiale.Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar operacionin policor të koduar “Motivi”, me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Sipas të dhënave të policisë, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të provave, është bërë e mundur identifikimi i tre personave të dyshuar.Në kërkim janë shpallur shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër. Ata dyshohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.Nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se tre vëllezërit, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse në derën e banesës së J. M.Sipas policisë, të tre të dyshuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë, ndersa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme



