
Kanceri i prostatës së ish-presidentit amerikan Joe Biden është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe po i shkakton dhimbje, ndërsa ai vazhdon të flasë publikisht për çështje të ndryshme, ka thënë djali i tij, Hunter Biden, në një intervistë.
Në një intervistë të gjerë për BBC-në të premten mbrëma, Hunter Biden u përlot teksa fliste për gjendjen e babait të tij, duke e përshkruar situatën si shumë të dhimbshme për t’u parë
Kanceri është përhapur, ka metastazuar në kockat e tij dhe më tej”, tha ai. “Është shumë i dhimbshëm dhe, në shumë aspekte, shumë dobësues”, raporton CNN.
Joe Biden, 83 vjeç, ishte personi më i moshuar që ka shërbyer si president i SHBA-së dhe mosha e tij ishte burim shqetësimi gjatë pjesës më të madhe të katër viteve të tij në detyrë. Ai dhe këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë janë përballur me kritika të ashpra ër pretendimet se kishin fshehur përmasat e problemeve të tij shëndetësore, veçanërisht pasi ai u detyrua të hiqte dorë nga gara për rizgjedhje pas një debati katastrofik me pasardhësin e tij, Donald Trump.
Ish-presidenti e bëri publik diagnozën e kancerit në maj të vitit 2025, më pak se katër muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.Hunter Biden tha se diagnoza kishte qenë e vështirë për familjen
“Është vërtet e trishtueshme ta shohësh”, tha Biden. “E vetmja gjë që do të thosha për babanë tim, për gjendjen e tij shëndetësore tani, është se do të doja të ankohej më shumë, sepse gjendja nuk është e mirë.”Por Biden tha se babai i tij vazhdon të jetë aktiv dhe të flasë publikisht për çështjet që janë të rëndësishme për të.
Ai ende po bën atë që di të bëjë”, tha ai. “Ai beson shumë në këtë vend.”Ish-presidenti do të publikojë një libër me kujtime, “Promise Me, America”, pas zgjedhjeve të mesmandatit.



