
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar kontrollet e produkteve të qumështit në tregjet e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit, ku janë gjetur produkte që më herët janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Nga raftet e marketeve janë tërhequr këto produkte:
Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L
Holla Cooking Cream – 1 L
Garden Milk – 1 L
Spec me krem VIDAS – 1 kg
Magic Cream – 400 g
Schmand 18% – 800 g
Djath i bardhë 100% – 250 g
IQMT ka urdhëruar operatorët ekonomikë që produktet e ndaluara të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ndërkohë, inspektorati u ka bërë thirrje konsumatorëve që, nëse hasin në treg ndonjërin nga këto produkte, ta raportojnë rastin përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000



