
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka paralajmëruar prodhuesit, marketet dhe subjektet që tregtojnë produkte të qumështit që të tërheqin menjëherë nga tregu produktet e konstatuara si të papërputhshme, bazuar në raportet zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV
IQMT ka njoftuar se nga sot do të intensifikojë kontrollet në të gjitha bizneset që tregtojnë këto produkte. Në rast se gjatë inspektimeve konstatohen produkte të papërputhshme që nuk janë larguar nga tregu, bizneset do të përballen me masa ndëshkuese.
Sipas MINTI-t, gjobat për personat juridikë mund të jenë nga 3 mijë deri në 9 mijë euro.
Inspektorati ka theksuar se moslargimi i produkteve të konstatuara si të papërputhshme, përfshirë ato me përmbajtje të padeklaruar, përbën shkelje të kërkesave ligjore dhe cenon të drejtat e konsumatorëve.
IQMT u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të veprojnë menjëherë dhe të respektojnë kërkesat e organeve kompetente, ndërsa ka paralajmëruar se kontrollet në treg do të vazhdojnë me intensitet të shtuar



