
Një tjetër shtatzëni është konfirmuar përmes procedurës së fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka duke iu referuar burimeve, e cila ka raportuar se shtatzënia është konfirmuar sot, njofton TandemPress.
Edhe dy shtatzëni të tjera janë konfirmuar javën e kaluar me IVF në këtë klinikë.
Deri më tash janë konfirmuar katër shtatzëni të realizuara përmes IVF-së në QKUK.



