ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për qershorin 2026. Sipas ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar 2 mijë e 674 lindje, prej të cilave 1 mijë e 399 meshkuj dhe 1 mijë e 275 femra. Krahasuar me majin 2026, numri i lindjeve në qershor është rritur për 14.9 për qind.

Gjatë muajit qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 920 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 494 janë meshkuj dhe 426 janë femra. Krahasuar me muajin maj 2026, në muajin qershor 2026 numri i vdekjeve u rrit me 5,6%.

ASK njofton se në muajin qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 1 279 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin maj 2026, në muajin qershor 2026 numri i kurorëzimeve u rrit me 23,3%.

“Ndërsa, gjatë muajit qershor 2026, janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve në Kosovë Krahasuar me muajin maj 2026, numri i shkurorëzimeve u rrit me 25,6%”, njofton ASK

Artikuj të tjerë

Back to top button