Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie në Ranillug

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan të Poshtëm, në Ranillug të Deçanit.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa vdekjen e viktimës, femër kosovare, e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Artikuj të tjerë

Back to top button