Moti për ditën e shtunë: Mot i nxehtë me temperatura maksimale 38 gradë celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 22 dhe 23 gushtit, ku priten ditë kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Të shtunën, më 22 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 38°C.

Temperaturat më të larta priten në Prizren, Gjakovë dhe Istog, ku mund të arrijnë deri në 38°C, ndërsa në Prishtinë dhe Pejë priten deri në 37°C.

Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë ngarkesë termike të shtuar, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve me intensitet më të lartë.

Të dielën, më 23 gusht, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Minimalet do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.

Edhe të dielën nuk parashihen reshje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Artikuj të tjerë

Back to top button