Një burrë tentoj të hidhej nga ballkoni në Mitrovicë, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të premten në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person me probleme të shëndetit mendor, nga kati i shtatë i një objekti, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme, duke rrezikuar kalimtarët, dhe më pas ka tentuar të hidhet nga ballkoni.

Policia thotë se ka arritur të kap dhe ta shpëtoj personin, i cili më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Artikuj të tjerë

Back to top button