Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 541 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar gjithsej 83 aksidente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, 35 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 48 të tjera vetëm me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 20 persona, prej të cilëve shtatë janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor.

Artikuj të tjerë

Back to top button