Çekaj i LDK-së tregon që kanë themeluar tre këshillet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sekretari i degës së Lidhjes Demoktratike të Kosovës në Deçan, Ndriçim Çekaj ka thënë se ky vit është i ndryshimit në këtë komunë.
“Sot, Dega e LDK-së në Deçan finalizoi agjendën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si Degë do ta kemi një fushatë dinamike, takime në secilin fshat, takime në familje, me veprimtarë, me biznese, OJQ, me të rinj e gra dhe gjitha kategoritë shoqërore”, ka shkruar Çekaj.
Postimi i plotë:
Tutje ai tregoi angazhimet kryesore të degës së LDK-së në Deçan, ku do të bëhet themelimi i Këshillit të Mërgatës, themelimi i Këshillit të Ekspertëve të Degës, themelimi i Këshillit të Veprimtarëve Tradicional.
“Mbajeni mend, Deçani ndryshimet pozitive i fillon në Shkurt, ndërsa për nivelin lokal i rrumbullakëson në vjeshtën e 2025”, ka shkruar Çekaj
Viti i Ri – vit i ndryshimeve për Deçanin!
Sot, Dega e LDK-së në Deçan finalizoi agjendën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si Degë do ta kemi një fushatë dinamike, takime në secilin fshat, takime në familje, me veprimtarë, me biznese, OJQ, me të rinj e gra dhe gjitha kategoritë shoqërore.
Këtij plani ambicioz të fushatës i paraprinë një punë e madhe dhe e vazhdueshme e Degës së LDK-së në Deçan, që nga shtatori i vitit 2023, prej kuvendit të brendshëm zgjedhor.
Disa nga angazhimet kryesore:.
1.Themelimi i Këshillit të Mërgatës
2.Themelimi i Këshillit të Ekspertëve të Degës
3.Themelimi i Këshillit të Veprimtarëve Tradicional.
-Kemi zhvilluar disa raunde të takimeve me nëndegët tona, me strukturat tona, me forumin e rinisë dhe të gruas, me aktivistë e qytetarë, kemi marrë parasysh secilën vrejtje, sygjerim e kritikë nga qytetarët, në anën tjetër grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Deçanit me insistim kanë mbrojtur interesin qytetarë, duke vendosur në pah të metat e mëdha të pushtetit lokal në Deçan.
-Në nivelin qendror Dega jonë ka pasur përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës nga deputeti, ish ministri Armend Zemaj dhe pas zgjedhjeve këtij përfaqësimi do t’i shtohen edhe Gjeneral Fadil Hadergjonaj, Hysen (Sali) Çekaj dhe Zeqir Gjukaj.
E gjithë kjo punë e madhe është bërë falë koordinimit të shkelqyer me kryetarin e degës, kryesinë, nëndegët dhe gjithë aktivistët e Degës së LDK-së në Deçan.
Si Sekretar i Degës, si kryetar i një nëndege kam nderin e veqantë të punoj me njerëz të dedikuar dhe me qëndrueshmëri politike në sfida të kohës.
Na pret një punë e madhe, do t’i shpalosim me kujdes argumentet se LDK-ja është zgjidhja më e mirë për të gjithë.
Mbajeni mend, Deçani ndryshimet pozitive i fillon në Shkurt, ndërsa për nivelin lokal i rrumbullakëson në vjeshtën e 2025.