Kryetari i Obiliqit pretendon se u kërcënua nga zyrtari që i ndërroi pozitën, reagon i dyshuari: Nuk është e vërtetë kam dhënë deklaratën time në polici

Kryetari i Obiliqit tha se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën, Preniqi: Nga ana ime jo, kam dhënë deklaratë para organeve të rendit.

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Obiliqit, Hajrullah Preniqi, ka reaguar lidhur me pretendimet e kryetarit të kësaj komune, Halil Thaçi, se është kërcënuar me jetë.

Në një deklaratë Preniqi ka thënë se është e vërtetë që kryetari i komunës e ka raportuar rastin, por ka mohuar ka pasur ndonjë kërcënim nga ana e tij.

“Lidhur me rastin është e vërtetë që kryetari i komunës më ka raportuar gjoja për kërcënim, por në realitet kërcënim nga ana ime nuk ka pasur dhe nuk është e vërtetë për atë çfarë thotë ai”, ka deklaruar Preniqi.

Ai ka bërë të ditur se ka dhënë deklaratën e tij para organeve të rendit lidhur me rastin.

“Unë po ashtu kam dhënë deklaratën time para organeve të rendit”, ka thënë Preniqi.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga Preniqi.

Cila ishte deklarata e Halil Thaçit?

“Arsyeja është se ai po pretendon me u kthye si shef i inspekcionit edhe për këtë arsye, menaxhimi i burimeve njerëzore më takon mua si kryetar komune, edhe lëvizjen që unë e kam bërë prej shefit të inspekcionit e kam dërguar në shef të emergjencave. Pra, unë nuk e kam dëmtuar asgjë në pagë, as në pozitë, vetëm e kam, arsye se ia kam ndërruar drejtorin. E kjo është arsyeja që ai po pretendon edhe përmes njerëzve, më ka çuar njerëz domethënë edhe më ka thënë që të hënën, nuk kemi me të lënë në jetë për me ardhur në komunë”, tha Thaçi.

Artikuj të tjerë

Back to top button